Në emër të lirisë së mendimit dhe veprimit, policia britanike nuk kursen as përfaqësuesit e Kishës.
Nje predikues i krishterë është ndaluar nga policia e Workington, pasi po predikonte në rrugë kundër homoseksualitetit, duke thënë se ky është një mëkat. 42 vjecari Dale McAlpine, ka thënë një agjenti se homoseksualiteti shkon kundër vullnetit të Zotit.
Agjenti Sam Adams i ka kërkuar t’i japë fund këtij predikimi. “Ai po përdorte një gjuhë të rëndë dhe ofensive”, thekson ai, duke shtuar se McAlpine nuk e ka dëgjuar. Nga ana tjetër, prifti thote se ka qënë një nga eksperiencat më të këqija të jetës së tij.
“Më kanë trajtuar si një kriminel para njerëzve të mi. Liria ime u kufizua dhe u keqtrajtua nga dikush që nuk vlerësonte atë që po thoja”, akuzoi McAlpine. Në Britani nuk është hera e parë që një predikues fetar arrestohet pasi flet në publik kundër homoseksualitetit.
Top Channel