Vlorë, ekzekutohet 51 vjecari
02/05/2010 08:10
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Vlorën pasi një 51 vjecar është ekzekutuar me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në fshatin Poro ku viktima Theodhori Kico është ekzekutuar me cifte gjahu nga 61 vjecari Filip Berdalli.
Sipas policisë që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, vajza e vrasësit ishte divorcuar dhe mendohej se kishte një lidhje të fshehtë me viktimën, cka ka bërë që 61 vjecari të rrëmbejë armën dhe ta ekzekutojë bashkëfshatarin. Autori i vrasjes është arrestuar nga forcat e policisë.
Top Channel