Policia i kërkon Ramës, zhbllokimin e bulevardit

02/05/2010 15:10

Drejtori i Policisë së Tiranës, i është drejtuar Edi Ramës, në cilësine e Kryetarit të Bashkisë për të zhbllokuar situatën e rënduar të trafikut në kryeqytet, si shkak i grevës së urisë së deputetëve socialistë përpara kryeministrisë e cila ka nisur që prej tre ditësh.

Në një letër drejtuar Ramës, Tonin Vocaj shprehet se bllokimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në datën 30 prill ka rënduar situatën e trafikut gjatë fundjavës duke sjellë probleme serioze për qarkullimin.

Sipas Vocajt, vazhdimi i mbajtjes së tij i bllokuar në ditët e para të javës, kur fluksi i qarkullimit të automjeteve do të shtohet, do të përkeqësonte edhe më tepër situatën e trafikut rrugor.

Në letrën drejtuar Ramës, kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, deklaron se kërkon ndërhyrjen e tij, me autoritetin e kreut të Bashkisë së Tiranës, për ta zhbllokuar segmentin rrugor dhe për të normalizuar trafikun në qytetin e Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA