Parku i Dajtit, aksion i policisë

02/05/2010 14:05

Policia Pyjore në bashkëpunim me Policinë Ndërtimore, kanë ushtruar kontrol në zonën mbrojtur të Parkut Kombëtar të Malit të Dajtit, për të zbatuar ligjin mbi ruajtjen e paprekur të zonave pyjore.

Sipas të dhënave të policisë pyjore, disa pronarë në zonën e Malit të Dajtit kanë prerë qindra pemë pishe dhe kanë bërë germime, në menyrë që të ndërtojnë objekte të ndryshme.

Gjatë aksionit në parkun kombëtar, policia pyjore dhe ajo ndërtimore kanë gjetur disa banorë të cilët bënin plasje me dinamit për të hapur trojet. Pronari i subjektit është shoqëruar në polici sëbashku me punëtorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA