Opozita mban protestën e radhës

02/05/2010 19:25

Qindra protestues, mbështetës të grevës së Partisë Socialiste dhe opozitës u mblodhën, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, para kryeministrisë në mbështetje të deputetëve grevistë dhe të kërkesave të opozitës.

Para mbështetësve foli deputeti socialist Namik Dokle, i cili falenderoi pjesëmarrësit si dhe i ftoi ata të solidarizohen me sakrificën e deputetëve të PS-së çdo ditë në orë 18:00.

“Do jemi këtu çdo ditë deri sa t’i japim zgjidhje kauzës sonë të drejtë dhe të përbashkët. Ju ftoj të mblidhemi këtu çdo ditë, në këtë shesh të demokracisë, në këtë shesh të qëndresës së madhe”, tha zoti Dokle.

Ndërkaq në fjalën e saj deputetja Mimi Kodheli falenderoi qytatarët për sensibilizimin në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtës së votës.

“Kjo është një greve urie e vërtetë, transparante e sublime që keta qytetarë dhe përfaqësuesit e kësaj qytetari, bëjnë realisht duke iu përgjigjur kërkesës tuaj për lirinë e votës, fjalës, demokraci, 200 vetë bëjnë një grevë të vërtëtë urie”, deklaroi deputeja socialiste Mimi Kodheli.

Para protestuesve foli edhe aleati i PS-së dhe kreu i PDL-së, Spartak Ngjala. Ai vlerësoi protestën si dhe i bëri apel kryeministrit Berisha, të mos vazhdojë më kokëfortësi në rrugën që ka nisur.

“Apeloj nga ky shesh, nga ky bulevard që të mos mendojë kryetari i kësaj qeverie të paligjshme që nëpërmjet mbledhjeve dhe kulisave mund të krijojë situata hajdutësh. Ky njëri të mos vazhdojë me kokefortesi në rrugën që ka nisur me sakrificën sublime të 175 heronjve jam i bindur që shqiptaret do të mblidhen këtu për t’i dhënë fund. Jam gjithmonë me ju nga nevoja për të jetuar minimalisht në vendin tonë, dhe askush nuk mund të tallet me nderin dhe bukën tonë”, tha Ngjela.

Ndërsa deputeti i qarkut të Beratit Erion Braçe foli për sitatën e rënduar, ku sipas tij po jetojnë shqiptarët. Ai kërkoi rrëzimin e qeverisë për t’i thënë ndal rrënimit ekonomik.

“Këta 200 burra e gra protestojnë për të mos patur mbi kokë Sali Berishën dhe bandën e tij kriminale, kemi hyrë në një rrugë pa kthim të cilën nuk mund ta lëmë në mes. E njohëm qeverinë e tij pavarësisht se në të ka vrasës dhe hajdutë më miliona eurosh, njohëm zgjedhjet pavarësisht se u vodhën. Ky njeri të mos marrë më kurajon të vjedhë qoftë një shqiptar të vetëm, ka 5 vjet që u thotë shqiptarëve se jetojnë më mirë, ka 5 vjet që gënjen shqiptarëve”, tha Braçe.

Para masës së njerëzve të mbledhur në afërsi të çadrës ku qëndrojnë në grevë urie rreth 200 persona, ndër të cilët 22 deputetë socialistë folën deputetë dhe përfaqësues vendorë të Partisë Socialiste të cilët i bënë apël qeverisë e kryeministrit Berisha të dëgjojë kërkesat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA