Sipas televizionit amerikan CBS policia e Nju Jorkut është vënë në posedim të disa filmimeve ku shfaqet një person që largohet prej makinës së bllokuar me eksploziv në “Times Square”.
Televizioni amerikan u referohet burimeve informative nga departamenti i policisë së Nju Jorkut, si dhe shton se në videon e sekuestruar personi largohet i qetë duke mos vrapuar prej automjeti të mbushur me eksploziv.
Të njëjtat burime shtojnë gjithashtu se po punohet për identifikimin e të dyshuarit si atentator duke përdorur filmimet në këndë të ndryshme të dhjetra kamerave të tjera.
Ndërkaq në një deklaratë për shtyp, autoritetet federale deklaruan se nuk ka prova për një akt të terrorist që mund të pasojë sulme të tjera, por veç për një rast të izoluar.
Top Channel