LSI: Protestat ekstreme të dëmshme për vendin

02/05/2010 16:05

Rreth grevës së deputetëve socialistë dhe dhjetrave qytetarëve mbështetës të tyre ka reaguar edhe Levizja Socialiste për Integrim e cila vlerësoi se sipas saj rruga ekstreme e ndjekur nga socialistët nuk është rruga më e mirë në këtë moment që ndodhet vendi.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së. Luan Rama shtoi gjithashtu se rrugës së integrimit europian të Shqipërisë i nevojitet bashkëpunimi dhe fryma e dialogut politik.

“Nuk mendoj se pozicionimi ekstrem përmes këtij akti është rruga më e mirë e mundshme në këtë moment ku ndodhet vendi. Interesat europiane kanë nevojë për luajalitet politik, gjuhë politike të drejtuar nga dialogu që t’i shërbejë integrimit europian të vendit”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama.

Top Channel