Japoni, krijohet anija kozmike me rreze diellore

02/05/2010 14:00

“Ikaros” do të jetë anija e parë hapësinore e cila do udhëtojë larg planetit tonë duke shfrytëzuar vetëm energjinë diellore.

E projektuar nga shkencëtarët e Agjencisë Hapësinore Japoneze, Jaxa, anija do lëshohet në hapësirë në datën 18 maj nga qëndra e lëshimit në ishullin Tanegashima. Anija ka kushtuar 13 milionë euro dhe do transportohet në hapësirë nga një vektor.

Pasi të dalë në hapësirë, “Ikaros” do marrë formën e një katërkëndëshi në mënyrë që të thithë sa më shumë energji diellore. Nëse gjithcka do shkojë sipas parashikimeve, gjatë 6 muajve të ardhshëm “Ikaros” do përfundojë udhëtimin përreth planetit të Afërditës. Sipas shkencëtarëve, ky mision mund të revolucionarizojë udhëtimet në hapësirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA