Grevistët shfaqin shenjat e para të lodhjes

02/05/2010 12:15

Sipas të dhënave më të fundit nga ambientet e grevistëve, janë vëvë re shenjat e para të lodhjes së tyre pasi greva e urisë ka hyrë në ditën e tretë.

Në dispozicion të tyre janë vënë 202 shtretër që është edhe kapaciteti maksimal i tendave të improvizuara për ta. Grevistët, mes të cilëve orët e fundit ka hyrë edhe kreu i lëvizjes G99, Erion Veliaj, konsumojnë vetëm ujë, ndërsa në ambienet e tendave është instaluar edhe një dush.

Kreu i grupit të mjekëve që ndjekin hap pas hapi gjendjen e tyre, Sabit Brokaj, shprehu shqetësimin për fillimin e simptomave që shfaqen 72 orë pasi trupi i njeriut nuk kosnumon ushqim.

“Aktualisht kanë filluar simptomat e adaptimit në kushtet e vështira, luhatjet e tensionit, crregullime të ekujlibrit të diabetit si dhe fenomene të tjera. Në aspektin moral mbahen mirë dhe fortë, gjithësesi kjo është situatë pa rreziqe, por mund të agravohet pasi dihet që pas 72 orësh fillojnë problemet që kanë rrisqe shëndetësore’, theksoi Brokaj.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA