Sindikatat dhe sindikalistët grekë premtojnë protesta dhe kundërshtime të forta ndaj planit të qeverisë për tejkalimin e krizës së thellë financiare që ka përfshirë shtetin helen.
“Masat e ndërmarra nga qeveria janë më të rendat në historinë e shtetit grek dhe nuk godasin përgjegjësit e vërtetë të krizës ekonomike”, thuhet në një deklaratë të sindikatës më të madhe greke, GSEE ku paralajmërohet gjithashtu se 5 maji, nisja e protestave do të jetë vetëm fillimi i një beteje të gjatë.
Qeveria Papandreu si masa për të mposhtur krizën financiare, veç huasë së BE-së dhe FMN-së, ka parashikuar shkurtime drastike të shpenzimeve mes të cilave bllokimin e asistencës sociale, pensioneve dhe rrogës së 13-të për 3 vjet.
Top Channel