Gjermania përgëzon planin e Greqisë
02/05/2010 18:25
Gjermania me anë të ministrit të Financave Volvgang Shauble e ka cilësuar programin e qeverisë greke për të dalë nga kriza ekonomiko-financiare si tëpër solid dhe serioz.
“Është detyra jonë të mbrojmë stabilitetin e zonës euro duke vepruar të gjithë bashkarisht. Programi i paraqitur prej Athinës është mjaft solid dhe serioz, ai meriton respektin tonë”, deklaroi ministri Shauble.
Ndërkohë që nga Berlini, një tjetër pjesëtar i kabinetit të kancelares Angela Merkel, ministri Ekonomisë, Rajner Brudrele i kërkoi aktivizimin e menjëhershëm të programit, pasi sipas tij nuk duhet humbur më kohë.
Top Channel