Benitez: Bye bye Liverpool!

02/05/2010 11:35

Në prag të ndeshjes delikate kundër Chelsea, trajneri i Liverpool,  Rafa Benitz thyen heshtjen dhe këtë e ben me gjithë zhurmën e mundshme që mund të shkaktonte.

Ai ka njoftuar largimin nga “The Reds” në fund të sezonit, duke lënë të kuptohet se kjo është një rrugë pa kthim për të. Por në deklaratën për shtyp ai ka drejtuar gishtin e akuzës ndaj pronarëve Hicks dhe Gillet për gjendjen e keqe që po kalon skuadra.

“Premtimet e pambajtura më kanë detyruar të marr këtë vendim”, shpjegon lamtumirën Benitez, i cili sezonin e ardhshëm do drejtojë Juventusin. Me largimin e Benitez pritet edhe shpërbërja e skuadrës duke filluar që nga yjet Torres e Gerrard.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA