Kreu i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso ka komentuar vendimin e qeverisë greke për të pranuar huanë e propozuar nga BE dhe FMN.

“Ndihma është vendimtare për të ndihmuar Athinën të fusë ekonominë në binarë e duhur dhe për të siguruar stabilitetin në zonën e Euros”, theksoi Barroso. Sipas tij, komisioni e ka mbështetur programin e qeverisë greke për të dalë nga kriza.

“Qeveria e Papandreut është impenjuar për të nisur një proces të nevojshëm reformash dhe për të futur ekonominë në binarët e duhur. Ndihma ndaj Athinës tregon vendosmërinë e vendeve të zonës Euro për të vepruar me përgjegjësi dhe solidaritet”, vijon Barroso.

Gjatë orëve të pasdites do takohen në Bruksel ministrat e Jashtëm të Eurozonës për t’i dhënë miratimin paketës së ndihmave.      

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA