Vaksina e parë kundër kancerit të prostatës
01/05/2010 17:55
Pas tre vjet debatesh, FDA (Agjencia amerikane e ilaçeve), i ka hapur dritën jeshile vaksinës së parë kundër kancerit të prostatës.
Vaksina quhet Provenge dhe stimulon sistemin imunitar të sulmojë tumorin.
Trajtimi, i miratuar nga Dendren Corp, parashikon heqjen e disa rruazave të bardha të pacientëve të cilat trajtohen me një proteinë gjenetikisht të modifikuar në gjëndje t’i bëjë më të fuqishme përballë tumorit, të cilat më pas futen në gjakun e të sëmurit.
Top Channel