SHBA, tërhiqen nga tregu shurupët e Johnson&Johnson
01/05/2010 20:00
Disa shurupë për fëmijë të Johnson&Johnson janë tërhequr nga tregu amerikan, pas një kërkese të Food and Drug Administration.
Vendimi është marrë në mënyrë vullnetare nga kompania farmaceutike.
Johnson&Johnson ka shpërndarë një njoftim për të ftuar prindërit amerikanë të mos u japin më fëmijëve të tyre shurupët e markave Tylenol, Motrin, Zyrtec e Bernadryl, pasi disa prej tyre mund të përmbajnë sasi të madhe të përbërësve aktivë.
Top Channel