Rama: Nuk tërhiqemi nga kauza jonë

01/05/2010 11:45

Kryetari socialist Edi Rama deklaroi sot se bashkë me protestuesit nga e gjithë Shqipëria nuk ka tërheqje nga qëndrimi për vendosjen e lirisë së zgjedhjeve dhe të drejtës së transparencës në themelin e bashkëjetesës demokratike në Shqipëri.

Duke iu kërkuar qytetarëve që të vijojnë protestat e tyre në cdo qytet të vendit, Rama theksoi rikthimin së shpejti në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombi’, më të shumtë në numër, përballë një qeverie që nuk pranon të dëgjojë zërin ndryshe.

Duke folur për manifestimin e mazhorancës në sheshin “Nënë Tereza”, Rama e cilësoi atë si shprehjen e mendësisë së vjetër komuniste, ndërsa theksoi se shumë njerëz të thjeshtë janë sjellë me detyrim, nën kërcënimin e humbjes së vendit të punës.

“Ky koncert është fasada më e shëmtuar dhe më e turpshme e një Shqipërie që lëngon ekonomikisht, e zhytur në borxhe dhe drejt rrënimit të plotë financiar”, u shpreh Rama. Kreu socialist e vlerësoi grevën e urisë, si akt sakrifice për një kauzë të drejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA