Në kuadrin e aktiviteteve për 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, zonja Liri Berisha, Presidente e Fondacionit “Nënë Tereza” ishte e ftuar nderi ne Kongresin Amerikan, ku eshte hapur ekspozita kushtuar veprës se humanistes shqiptare me fame boterore.
Ne takimet me disa kongresmene amerikane, zonja Berisha u vleresua prej tyre per nderimin dhe lartesimin e figures se Nene Terezes. Gjate qendrimit ne Uashington, zonja Berisha u takua ne nje dreke pune me Zonjen e Pare te Shteteve te Bashkuara Mishel Obama, e cila u njoh me veprimtarite e ndermarra per 100-vjetorin e lindjes se Nene Terezes, duke i rikonfirmuar zonjes Berisha respektin per popullin shqiptar.
Ne shenje nderimi per Uashingtonin, bashkeshortja e kryeministrit shqiptar mbolli nje peme ne nje nga parqet kryesore te kryeqytetit amerikan. Zonja Berisha tha se kjo pemë është një simbol i ndihmes së pakursyer amerikane per Shqiperine dhe se kjo peme do te kujtohet si “Pema e Nënë Terezës”.
Top Channel