Punonjës shtetërorë dhe pensionistë kanë protestuar ditën e sotme në Prishtinë, për gjëndjen e rëndë sociale në të cilën ndodhen.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, manifestimi, i organizuar me rastin e ditës së 1 Majit nga sindikata të ndryshme, ka qenë i qetë dhe paqësor.

“Bashkimi i sindikatave kërkon dialog të mirëfilltë social, përfaqësim mbi bazat e legjitimitetit dhe avancim të cështjeve që kanë të bëjnë punonjësit në Kosovë”, deklaroi përfaqësuesi i sindikatave, Haxhi Arifi.

Manifestuesit kanë kërkuar ngritjen e infrastrukturës ligjore të punës, krijimin e fondit social, shëndetësor e pensional, si dhe ndaljen e punës së zezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA