Këshilli grek i Ministrave do të mblidhet nesër në orën 8:30 nga kryeministri Jorgo Papandreu për të lajmëruar marrëveshjen mes Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi planin e shpëtimit të ekonomisë greke.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime qeveritare të Athinës.

Papandreou do të lajmërojë marrëveshjen në një transmetim të drejtpërdrejtë, ndërsa më pas ministri i Ekonomisë, Jorgo Papakostantinou do të prezantojë linjat kryesore të planit që Athina është impenjuar të ndryshojë në këmbim të ndihmave.

Top Channel