Angela Merkel e sheh me sy të mirë një kontribut të mundshëm nga ana e sektorit privat gjerman në mbështetje të paketës së ndihmave për Greqinë.

“Do ta vlerësoja shumë pjesëmarrjen e vullnetshme të bankave”, ka deklaruar kancelarja gjermane në një intervistë për “Bild”.

Ndërkohë, përgjegjësi i “Deutsche Bank”, Josef Ackerman ka nisur të japë ndihmën e tij në koordinimin e përpjekjeve të sektorit privat gjerman në këtë drejtim.

Top Channel