Policia greke në qytetin e Athinës ka përdorur gaz lotësjellës ndaj protestuesve të cilët kanë parakaluar para Ministrisë së Financave.
Situatë analoge është verifikuar edhe në qytetin verior të Selanikut, ku një turmë të rinjsh sulmuan institucionet ekonomike.
Mijëra qytetarë greke po marrin pjesë në marshimet me rastin e 1 Majit, të organizuara nga shumë sindikata dhe parti të krahut të majtë për të protestuar kundër masave anti-krizë të qeverisë.
Shkurtimi i rrogave dhe pensioneve janë një nga kushtet e vendosura nga ndërkombëtarët, në këmbim të ndihmës për nxjerrjen e vendit nga kriza.
Rezistenca e qytetarëve është pikërisht ndaj shkurtimit të pagave, pensioneve dhe ngritjes së taksave, të cilat kërkohen me ngulm nga BE në këmbim të ndihmës prej 120 bilionë eurosh.
Top Channel