Beqaj: Po përgatitemi për heqjen e vizave
01/05/2010 14:45
Ministri kosovar i Integrimit, Besim Beqaj ka deklaruar se Kosova po bën të gjitha përgatitjet e nevojshme për procesin e liberalizimit të vizave me BE-në.
Duke folur në një intervistë për “REL”, Beqaj është shprehur se Serbia nuk mund ta pengojë Kosovën në rrugën e saj integruese.
Gjithashtu, Beqaj ka theksuar se edhe Parlamenti Evropian ka dhënë një orientim shumë të qartë që Kosova duhet të përfshihet në këtë drejtim.
Ai ka shtuar më tej se nga ana e tij Beogradi po mban një qendrim jokonstruktiv dhe ka nënvizuar se BE duhet t’i bëjë atij presion që të sillet sipas normave evropiane.
Top Channel