Atletikë, europiani 2014 në Zyrih
01/05/2010 16:00
Kampionati evropian i atletikës së lehtë i gushtit 2014 do të zhvillohet në Zyrih.
Evenimenti do të mbahet në stadiumin e Letzigrund, i cili së fundmi është rinovuar dhe është bërë me 28300 vende.
Kjo do të jetë hera e dytë që Zvicra pret europianin e atletikës, pas atij të 1954-ës në Bernë.
Evenimenti i ardhshëm kontinental është në program në Barcelonë, nga 26 korriku në 1 gusht.
Nga ky vit e tutje europianët do të zhvillohen çdo dy vjet, në 2012 do të mbahet në Helsinki.
Top Channel