Qeveria greke ka bërë të ditur se kusht i rëndësishëm për vlerësimin e Shqipërisë për në BE do të jetë respektimi i të drejtave të minoritetit grek.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigoris Delavekouras, deklaroi dje se, “është shumë e rëndësishme për statusin e minoritetit nacional grek në Shqipëri që të jetë i mbrojtur dhe i bazuar në kushtet që Shqipëria ka ndërmarrë me firmosjen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe dokumenteve europiane”.

Sipas tij, qeveria shqiptare e di shumë mirë se kjo gjë është sigurisht një nga elementët për vlerësimin e hapave të ndërmarrë drejt integrimit europian.

“Është e natyrshme që këto të drejta duhet të konsolidohen në një vend që duhet të bëhet vend anëtar i Bashkimit Europian”, nënvizoi zëdhënësi.

Top Channel