1 Maji, situatë e tensionuar në Greqi
01/05/2010 11:30
Greqia po kalon një 1 Maj të tensionuar, për shkak të situatës së rëndë ekonomike dhe tratativave të vështira për planin e ndihmave për të shpëtuar vendin nga falimentimi.
Marrëveshja me FMN-në dhe BE-në për ndihmën financiare në këmbim të reformave drastike pritet të nënshkruhet nesër.
Dhjetra mijëra persona, anëtarë të sindikatave të ndryshme, private dhe shtetërore, pritet të mbushin rrugët e Athinës dhe të qyteteve të tjera të vendit.
Top Channel