Zogaj: Qeveria, e dalë nga makinacionet

30/04/2010 19:05

Vazhdojnë të mbajnë fjalën e radhës para protestuesve të pranishëm në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ deputetë socialistë dhe aleatë.

Prec Zogaj, deputet historik i Partisë Demokratike, sot në ballë të reagimit opozitar deklaroi se në Shqipëri po shkelen të  drejtat dhe populli sot proteston për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Këto zgjedhje nuk kanë këllqe për të mbajtur këtë krizë politike dhe ekonomike që është futur Shqipëria. Kemi një qeveri që nuk ka dalë nga kutitë e votimit por nga makinacionet dhe manipulimet”, u shpreh Zogaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA