Xhafaj: 22 deputetë socialistë hyjnë në grevë urie

30/04/2010 22:05

Deputeti, Fatmir Xhafaj, bëri publik vendimin e grupit kuvendor socialist për hyrjen në grevë urie të 22 ligjvënësve socialistë ne shenje proteste kunder mostransparences se zgjedhjeve.

Xhafaj ftoi edhe qytetarët që t’i bashkohen kësaj greve që është vendosur para selisë së kryeministrisë.

“Grupi kuvendor socialist zhvilloi një takim dhe mori një vendim historik për të nisur një qendresë paqësore në këtë bulevard që mban emrin “Dëshmorët e Kombit”. Sot ka mbetur vetëm një rrugë, të bëjmë rezistencë paqësore duke i kërkuar kryeministrit që të hapë kutitë, përndryshe ai duhet të largohet”, u shpreh Xhafaj.

Disa nga deputetët grevistë jane Besnik Baraj, Enkeleda Shkreli, Shega Ligori, Taulant Balla, Olta Xhacka, Fatmir Xhafaj e Arben Malaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA