" /> ">

Vizat, Sllovenia dhe Italia, lobojnë për Shqipërinë

30/04/2010 14:55

Sllovenia dhe Italia lobojne për vendosjen e Shqipërisë dhe Bosnjës në të ashtuquajturën “listë të bardhë të Shengenit” sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në një letër mbeshtetjeje per te dy vendet drejtuar presidences spanjolle te Bashkimit Europian, ministri i Jashtem italian Franco Fratini dhe ai slloven Samuel Zbogar, kerkojne shpejtimin e procesit te heqjes se vizave per Shqipërinë dhe Bosnjën, duke vendosur dhe nje afat: qershorin e ketij viti.

Letra e Frattinit dhe Zbogarit i është dërguar dhe autoriteteve më të larta të Bashkimit Evropian, përfaqësues së lartë për Politikën e Jashtme në BE, Catherine Ashton, komisionerit për Zgjerimin Stefan Fule dhe komisioneres për Çështjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom.

Letra është firmosur nga 10 shefa te diplomacive te vendeve te bllokut europian, cka shihet si rritje e mbeshtetjes brenda BE-se per heqjen sa me shpejt te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Rekomandimi per heqjen e regjimit te vizave do te behet nga Komisioni Europian pas nje tjeter vleresimi, ndersa aprovimi perfundimtar varet nga ministrant e brendeshem te BE-se dhe aprovimi i Parlamentit Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA