Tiranë, burri vret gruan dhe pastaj veten

30/04/2010 11:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet me pasojë vdekjen e një cifti.

Sipas informacioneve të fundit, Skender Meshi 58 vjec ka vrarë bashkeshorten Dylberen 50 vjec dhe më pas veten, për motive ende të panjohura.Cifti me origjinë nga Lezha, prej disa vitesh jetonte në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Siri Kodra’, pranë zonës së Selvisë, në momentin kur gruaja po punonte si kamariere në një lokal.

Nga dëshmitë e para rezulton se burri ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij. Policia po heton për ngjarjen, ndërkohë që është sekuestruar arma e krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA