Tiranë, vret gruan dhe veten

30/04/2010 14:00

Një 58-vjecar në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike, ka vrarë me pistoletë, bashkeshorten e tij dhe më pas edhe veten. (UPDATE)

Viktimat ishin ndarë pak kohë më parë dhe janë takuar serish mesditen e së premtes për të pire kafe në një bar- lokal ne zonen e quajtur ‘Selvia’ në Tiranë. Sipas deponimit të kamerierit, pasi ishin ulur ne tavoline, cifti Meshi kishte filluar te debatonte me fjale, dhe pas disa sekondash Skender Meshi 58 vjecar ka nxjerre nga canta e tij nje pistoletet te tipit TT dhe e ka qelluar ne koke ish – bashkeshorten e tij Dylbere Meshi 56-vjecare.

Më pas ai ka qëlluar veten në gojë me pistolete. Te dy shtetasit kane patur vdekje te menjehershme. Policia është lajmeruar nga kalimtaret e rastit te cilet jane gjetur menjehere ne vendin e ngjarjes, ndersa te shtenat e armes kane krijuar panik tek banoret rreth e rrotull, ne kete zone e cila eshte e mbipopulluar.

Policia ka kryer menjeherë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe tha se gjatë kontrollit të sendeve personale te viktimave gjeti edhe ilace mjekësore kundra depresionit nervor që i përkisnin 58-vjecarit Skënder. Sipas policise, të dy bashkëshortët janë konfliktuar për motivet e divorcit te tyre. Ky mbetet edhe shkaku i vrasjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA