Tirana, në Kavajë luhen fatet e Europës

30/04/2010 13:35

Kategoria Superiore zbret sot në fushë për të zhvilluar ndeshjet e javës së 31-të. Sfida që spikat më tepër se të tjerat është padyshim ajo që do të luhet në Kavajë, ndërmjet Besës dhe Tiranës.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro do të kërkojë të konsolidojë pozitat në vendin e dytë, ndërsa bardheblutë luajnë një pjesë të mirë të shanseve europiane.

Një humbje e kryeqytetasve, e kombinuar me një fitore të Laçit në fushën e Dinamos (që nuk ka më asnjë objektiv), do të sillte rënien e të besuarve të Starovës në vendin e katërt. Sfidë e luftuar pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Kastriotit dhe Teutës, dy skuadra që garojnë për mbijetesën në elitë. Ndërkohë, Vllaznia dhe Flamurtari kanë shansin që përballë Gramozit dhe Apolonisë të sigurojnë zyrtarisht qëndrimin në Superiore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA