“Shpenzimet operative u rritën me 45 milionë usd

30/04/2010 09:05

Shpenzimet e buxhetit të shtetit gjatë tremujorit të parë të këtij viti u rritën në total me vetëm 816 milionë lekë në krahasim me një vit më parë, gjë që përbën një lajm të mirë, por problemi është se shpenzimet korrente, të cilat përfshijnë paratë që shkojnë për paga, pensione e interesa borxhi, u rritën me 4.6 miliardë lekë ose 8 për qind.

Lajmi bëhet i ditur nga buletini fiskal i qeverisë i publikuar së fundmi. Kjo do të thotë se qeveria po sakrifikon investimet publike për të mbuluar shpenzimet e tepërta të krijuara nga vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve para zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe në mes të krizës financiare.

Sipas të dhënave zyrtare, qeveria kreu shpenzime të domosdoshme prej 62.4 miliardë lekësh në periudhën janar-mars të këtij viti, nga 57.8 miliardë lekë që qenë shpenzuar një vit më parë. Për të njëjtën periudhë, shpenzimet për investime u ulën me 3.8 miliardë lekë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA