SHBA, nafta mbërrin në brigjet e Luizianës

30/04/2010 12:00

Dallgë pas dallge, batica e zezë e naftës ka mbërritur në brigjet e Luizianës. Tentakulat e para të njollës gjigande janë konstatuar gjatë perëndimit të ditës së djeshme.

Derdhja e naftës në oqean, pas incidentit të “Deepwater Horizon”, ka qenë pesë herë më e madhe nga sa ishte parashikuar fillimisht dhe me pasoja që mund të kalojnë ato të katastrofës “Exxon Valdez” në vitin 1989.

Presidenti amerikan Barack Obama, i azhornuar për ngjarjen, ka thirrur në një mbledhje guvernatorët e zonave bregdetare në rrezik, mes të cilave janë Teksasi, Alabama, Misisipi dhe Florida.

Një grup peshkatarësh e kanë kaluar natën duke mbledhur karkaleca, para se dallga “mizore” e naftës t’i vriste të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA