Ruci: Zgjidhje politike, ose zgjedhje të parakohshme

30/04/2010 18:35

Kryetari i deputetëve socialistë Gramoz Ruci falenderoi qytetarët të cilët po marrin pjesë në këtë protestë që ai e quajti historike dhe provë të madhe për të ardhmen.

Ruci duke folur në podiumin e ngritur para kryeministrisë, deklaroi se qeveria ‘Berisha’ meriton të ikë sa më parë, sepse i ka ardhur ora e ballafaqimit.

“Ky pushtet duhet të kuptojë se duhet të respektojë lirinë e votës së lirë. Ne do të jemi këtu pa ndalim për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky tunel i errët drejt së vërtetës dhe së drejtës”, u shpreh Ruci.

Deputeti Ruci e ftoi Berishën ose të japë zgjidhje politike ose ta cojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA