Ambasadori rus në NATO, Dmitri Rogozin ka sulmuar ashpër shtetin e ri të kosovës dhe ka shprehur edhe njëherë qendrimin e vendit të tij kundër pavarësisë.

“Kosova është një krijesë banditësh që nuk mund të mbijetojë. Serbia ka të gjitha të drejtat të pretendojë sovranitetin mbi territorin e Kosovës. Kosova është Serbi”, ka deklaruar Rogozin.

Rusia vazhdon të përkrahë kështu Serbinë në betejën e saj për të kontrolluar Kosovën, duke refuzuar totalisht njohjen e saj.

Deri më sot shteti i ri është njohur nga 66 vende, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA