Rekord në Gjermani, telefonata zgjat 40 orë

30/04/2010 18:30

Është arritur të realizohet në Gjermani telefonata më e gjatë në botë, që ka zgjatur 40 orë mes dy bashkëbiseduesve 27 dhe 25 vjeç.

Rekordi është vendosur falë një aksioni të përbashkët mes kompanisë telefonike “Alice” dhe Radio Hamburg, që ka transmetuar drejtpërdrejt bisedën.

Që të quhej e vlefshme duhet të kishte një përmbajtje me kuptim dhe heshtja nuk duhet të ishte më e madhe se 60 sekonda.

Telefonata e Keyvan Hamidi dhe Sercan Aratemuer ka filluar në orën 17 të ditës së djeshme dhe ka përfunduar sot në 9.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA