Refuzohet kërkesa e PS për bllokim njëmujor të bulevardit

30/04/2010 14:50

Partia Socialiste ka bërë një kërkesë për një leje 30 ditore për protesten e saj te 30 prillit, e cila eshte refuzuar nga policia e kryeqytetit.

Sipas policise, ajo nuk ka kompetence per te dhene leje me afat nje mujor per bllokimin e shetitores “Dëshmorët e Kombit”, segmente të së ciles kërkohen nga opozita për t’u bllokuar. Leja e dhënë nga policia ka qenë 24 orëshe.

Policia tha se do të sigurojë mitingun e opozites me forcat policore të komisariatit dy si edhe me forcat e posacme te Drejtorise se policisë Tiranë për mbarëvajtjen e aktiviteteve politike dhe sportive. Kalimi nga Ura e Lanes ne afersi te Hotel Dajtit dhe deri tek sheshi ‘Nënë Tereza’ do te jete i bllokuar nga mesdita e se premtes deri ne mbremjen vone të së shtunës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA