Rama: Sakrificë deri në hapjen e rrugës së transparencës

30/04/2010 20:05

Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se Shqipëria është në udhëkryqin e një mbretërie të pashpallur, të një qeverisjeje që po e rrënon vendin.Duke falenderuar të pranishmit në protestë, te cilet po tregojne se e refuzojnë këtë qeverisje që po gjunjëzon drejtësinë dhe që po sakaton ekonominë.

“Jemi këtu për të hapur një faqe të re në librin e kësaj proteste që do të jetë një sakrificë e pandalshme deri kur rruga e transparencës së hapet dhe rruga e grabitjes së zgjedhjeve të mbyllet”, u shpreh Rama.

Kreu socialist theksoi se opozita është e vendosur të luftojë kundër kësaj gjendjeje në të cilën është futur vendi, duke theksuar se beteja e ndërmarrë është për të eliminuar korrupsionin.

“Transparenca e zgjedhjeve nuk është cështje e gjykatave. Nuk synojmë ta marrim pushtetin përmes transparencës, por kërkojmë transparence permes pushtetit”, u shpreh Rama, duke theksuar edhe një herë së nuk kërkon pushtet në tavolinë, por zbardhje njëherë e mirë e vjedhjes së zgjedhjeve.

Rama vuri në dukje se pa u cliruar zgjedhjet, cdo cështje tjetër do të bëhet e pamundur per t’u zgjidhur përballë këtij pushteti.

Rama akuzoi kryeministrin se nuk ka mbajtur premtimet për punësim, duke i dëmtuar edhe më shumë shqiptarët, pasi u grabiti votat; i ka varfëruar ata, ndërsa gënjen për rritje ekonomike imagjinare.

“Nuk mund të shtyhet më asnjë muaj në këtë gjendje, sepse kjo do të thotë thellim i krizës familjare sot, por edhe vështirësi më të madhe për rimëkëmbjen ekonomike ne te ardhmen”, u shpreh Rama.

Kreu socialist u shpreh më i vendosur se kurrë të vazhdojë këtë betejë, këtë protestë që është e cdo familjari të varfër, cdo pensionisti, cdo të papuni, e cdo njeriu që nuk mbron dot pronën e vet, e cdo bujku e fermeri të braktisur, e cdo sipërmarrësi, e cdo të përndjekuri e cdo komuniteti që eshte lene i harruar qeverisja.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA