Rama: Pushteti nuk rrëzohet, por dorëzohet

30/04/2010 20:35

I ftuar në studion e Top Channel, e cila eshte ngritur shumë pranë vendit ku po zhvillohet protesta e opozitës, kryetari socialist Edi Rama, deklaroi se zgjidhja në këtë situatë mbetet e thjeshtë, të hapen kutitë dhe të bëhet transparenca e zgjedhjeve.

“Unë nuk e di se sa hapur do të jenë veshët për të dëgjuar zërin e kësaj proteste, por di që ne jemi të vendosur dhe do të bëjmë rezistencë me cdo cmim derisa të arrijmë qëllimin tonë, sepse po kerkojmë dicka që i vlen të gjithë palëve”, u shpreh Rama.

Kreu socialist duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në studio theksoi se do të ketë rezistencë të mirëfilltë paqësore, barrikadë njerëzore që i kundërvihet një pushteti abuziv që kërkon të shkelë të drejtat e njerëzve.

“Protesta jonë nuk përshkallëzohet në dhunë dhe largimi i pushtetit në raste të tilla vjen nga qeveria kur e ndjen se nuk mund të rezistojë më. Pushteti nuk rrëzohet, por dorëzohet para së vërtetës se nuk është në gjendje të bëjë transparencë”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA