Protesta, PS: Na penguan të vendosnim skelat

30/04/2010 15:55

Opozita pritet të zbresë pasdite në shesh për protestën e paralajmeruar të 30 prillit, që do të nisë nga sheshi “Skenderbej” dhe do te zhvendoset pergjate bulevardit “Deshmoret e Kombit”, deri perpara kryeministrise.

Në parapërgatitjet për grumbullimin para kryeministrisë u duk se situata u tensionua, pasi deputetët e PS-së pretenduan se po pengoheshin nga Garda e Republikes per ngritjen e skeles. Madje, sipas burimeve te Partise Socialiste ka patur konfrontime me deputetet e saj.

Megjithatë pas mbërritjes së mediave u duk se situata u rikthye në normalitet dhe punimet për vendosjen e elementëve të protestës vijojnë. Trafiku eshte me një kalim edhe pse sipas organizatorëve bllokimi duhet të kishte nisur prej disa orësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA