Pëshpëritja provokuese e Mourinho-s

30/04/2010 15:15

Mes shumë imazheve interesante të ndeshjes Barcelona-Inter, me siguri shumë dashamirës të futbollit ende po pyesin veten se cfarë i pëshpëriti Mourinho kolegut Guardiola në momentin që ky i fundit po instruktonte Zlatan Ibrahimovic.

Një rebus i vërtetë për të gjithë por këtë mendohet se e ka zgjidhur një televizion portugez. “Në kushte normale ne do ishim kampionët”, mendohet se i ka thënë Jose në vesh Pep Guardiolës.

Ndoshta ishte një provokim por mesa duket ia ka arritur më së miri detyrës për të shpërqëndruar kundërshtarët dhe ndoshta për të cekujlibruar lojën e Ibrahimovic, i cili nuk e goditi asnjëherë portën zikaltër.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA