Obeziteti, shtohet numri i fëmijëve të prekur

30/04/2010 14:15

Në televizione jepen shumë shpesh spote për produkte ushqimore, ndërkohë që fëmijët vijojnë dhe qëndrojnë gjithnjë e më tepër përpara ekranit.

Në një kërkim të kryer në 11 vende të ndryshme europiane rezulton se 30 përqind e fëmijëve janë mbipeshë ndërsa 36 përqind e spoteve reklamuese shfaqin ushqime me yndyrna dhe me shumë sheqer dhe kripëra.

Po ashtu aktiviteti fizik i fëmijëve po reduktohet gjithnjë e më shumë, ndërsa prindërit nuk tregojnë kujdes maksimal që ata të hanë shumë zarzavate dhe fruta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA