Nis protesta e opozitës

30/04/2010 18:10

Nis nga sheshi “Skënderbej” protesta maratonë e Partisë Socialiste, ku mbështetës, simpatizantë dhe qytetarë të thjeshtë marrin pjesë për të kërkuar transparencën e plotë të zgjedhjeve dhe, sipas opozitës, edhe ndaljen e rrënimit ekonomik të vendit.

Protestuesit po zhvendosen nga sheshi drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, ku do të përqendrohen pranë ndërtesës së kryeministrisë.

Atje tashmë është vendosur foltorja ku do të diskutojnë me radhë deputetë, aleatë dhe në fund kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Nga deklarimet e deritanishme eshte bere me dije qe protesta do te zhvilloje pa mbarim, ndersa Rama nje dite me pare deklaroi se do te vendoset barrikadë njerëzore përballë mbretërisë së pashpallur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA