Ngjela: Të dorëhiqet qeveria, zgjedhje të reja

30/04/2010 22:55

Kreu i partisë Ligj e Drejtësi, Spartak Ngjela u shpreh se hapja e kutive do të thotë pranim i manipulimit të zgjedhjeve dhe se greva e urisë nuk është një shou, por apel për maxhorancën.

“Hapja e kutive do të thotë pranim i manipulimit të zgjedhjeve. Une nuk kam parë një vjedhës të dorëzohet vetë, por do dorëzohet. Me këtë ndërgjegjësim që ka arritur Shqipëria, flitet për protestë konkrete në lidhje me votën. Greva jonë thirrje, jo shou. E vetmja shpresë e tij është të pranojë zgjedhjet e reja të tërhiqet nga qeveria dhe të bëjnë shqiptarët zgjedhje të lira”, deklaroi zoti Ngjela.

Kreu i Ligj për Drejtësi vlerësoi se sipas tij, Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë ekonomike dhe se kjo qeveri duhet të rrëzohet me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Unë përkrah frymën e popullit që është për hapjen e kutive. Kjo është një gjendjë e rëndë, Shqipëria është nën nivelin e detit, financiarisht. Me zgjedhje të ndershme dhe të lira do të rrëzohet edhe kjo qeveri. Nuk ka hapësirë për t’i shpëtuar fakteve të kutive ky kryeministër. 200 mijë njerëz kërkojnë hapjen e kutive, transparencën e zgjedhjeve”, tha më tej Spartak Ngjela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA