Ngjela: Ne shesh deri në largimin e Berishës

30/04/2010 19:30

Aleati i socialistëve Spartak Ngjela deklaroi se protesta e sotme tregon se qytetarët janë kundër pushtetit, që sipas tij, vodhi votat e shqiptarëve.

Ngjela i bëri thirrje protestuesve që të qëndrojnë në shesh deri në largimin e kryeministrit nga drejtimi i qeverisë.

“Nuk ka nder me fitore të vjedhur, ndaj duhet ta largojmë sa më parë Berishën nga pushteti”, u shpreh Ngjela, i cili ftoi të gjithë popullin të solidarizohet më ketë protestë që ai e konsideroi historike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA