Ndoka: Protestë deri në ndalimin e qeverisë

30/04/2010 18:45

Aleati i socialistëve në protestë, demokristiani Nard Ndoka deklaroi se ka ardhur koha të clirohet institucionet kushtetuese nga votat e vjedhura dhe në këtë protestë të gjithë janë të bashkuar me qëllimin për të mbrojtur votën e lirë.

“E vetmja e drejtë që na ka mbetur është e drejta e protestës”, u shpreh Ndoka, duke akuzuar qeverinë se nuk po merret me hallet e pensionistëve, minatorëve, njerëzve në nevoje.

Ndoka kërkoi që të majtë dhe të djathtë të dënojnë me përcmim këtë klikë qeverisëse që po rrënon vendin, ndërsa theksoi se kësaj radhe protesta do të vazhdojë deri në ndalimin e qeverisë për dhunimin e së drejtave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA