Mourinho, mediat spanjolle e shikojnë tek Reali

30/04/2010 18:50

Jose Mourinho është emri më i lakuar i momentit jo vetëm për kualifikimin historik të Interit në finalen e Champions League por edhe për të ardhmen e tij.

Reali i Madridit po e kërkon me ngulm dhe në Spanjë janë të bindur se ai do përqafojë projektin e Florentino Perez. Ky i fundit beson se është pikërisht “Special One” anti-materia e Barcelonës së frikshme që po dominon sezonet e fundit në gadishull.

Sipas gazetës “Marca”, ka 90 % mundësi që portugezi të nënshkruajë për skuadrën “Merengues”. Kjo gazetë mbështetet edhe në fjalët e presidentit Massimo Moratti, i cili tha: “Nuk mund ta imagjinoj Interin pa Mourinho-n”.

Klauzola aktuale e lidh teknikun portugez me Interin deri në vitin 2013 por është shumë vështirë që ai të vazhdojë edhe për tre vjet me këtë skuadër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA