Milo: Kërkojmë zgjidhje politike

30/04/2010 18:55

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo deklaroi se mijëra protestues kanë zbritur sërish në shesh për të kërkuar zgjidhje politike.

Milo theksoi se Shqipëria duhet të shkojë drejt rrugës së drejtë, për të ndërtuar përfundimisht një vend të lirë, demokratik dhe europian.

“Ne jemi në shesh për të kryer misionin tonë, përsa kohë që nga godinat zyrtare nuk ka asnjë impenim serioz për zgjidhje të krizës politike. Protesta jonë nuk ka vetëm motivin e hapjes së kutive, por edhe qëllimin e moslejimit të qeverisë që të uzurpojë gjithë pushtetet”, u shpreh Milo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA