Leonardo: Nuk kuptohem me Berlusconi-n

30/04/2010 15:30

Trajneri i Milanit, Leonardo ka folur hapur pas deklaratës së presidentit Silvio Berlusconi, i cili tha se ka kërkuar largimin e tij nga pankina kuqezi.

“Nuk e di se cfarë ka thënë por nuk mund të mohoj se marrëdhënia jonë është e vështirë. Jemi shumë të ndryshëm por të rëndësishme janë tre ndeshjet e fundit tek të cilat jam përqëndruar plotësisht”, thekson tekniku brazilian.

Më tej ai shtoi se i bën gjërat me forcën e pasionit dhe shtoi se “kokëfortësinë” e tregon në këtë mënyrë. “Nuk kam folur asnjëherë për të ardhmen time sepse nuk ka ardhur ende momenti. Nuk kam folur me Flamengon dhe nuk kam menduar as për kombëtaren. Nuk kam asnjë ofertë. Marrëdhënia ime me Milanin është solide dhe nuk ka rëndësi nëse jam i lumtur ose jo dhe nëse do largohem, do ta mbyll me një shtrëngim dore”, shton Leo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA