Kreu i Kushtetueses: Ne, jo zëdhënës të politikës

30/04/2010 16:10

Kryetari i Gjykates Kushtetuese zoti Vladimir Kristo ka folur para një trupe juristësh shqiptarë dhe gjermanë për pavaresinë e gjykatave dhe integritetin e njerëzve që punojnë në të në mënyrë që sikurse u shpreh  Kristo të mos bëhen zëdhënës te politikës.

“Gjithmonë flitet për një pavarësi të prokurorisë së Gjykatave në një plan pak abstrakt. Sikur mjafton te kemi pavaresi institucionale dhe s’duhet gje tjeter , por se kush e ben kete pavaresi mua me duket jo vetem perceptim i gabuar por edhe i rrezikshem. Pavaresia fillon tek gjyqtari tek prokurori, fillon tek individi, pavaresi tek cdo individ per te mbushur detyrat e veta dhe pastaj bashkimi i gjithe ketyre individeve te con tek pavaresia institucionale. Une e shoh te shprehur mjaft mire ne funksionimin kushtetues, kam bindje qe nje njeri me integritet nuk mund te behet bisht apo zedhenes i politikes”, u shpreh Kristo.

Ne kete tryeze ku referoi edhe dr. Matias Hartvig, ish-keshilltar ligjor prane Gjykates Kushtetuese Federale Gjermane, anetare te Gjykates se Larte kerkuan te keshillohen juridikisht se cfare ndodh kur Gjykata Kushtetuese jep vendim per antikushtetueshmerine e nje ligji dhe perseri ky ligj kalon ne parlament.

Gjate tryezes per  pavaresine e Gjykatave Kushtetuese u prezantua botimi i programit te shtetit te se drejtes per Evropen Juglindore “vendime te perzgjedhura te Gykates Kushtetuese Federale Gjermane”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA